Genc Pollo komentoi në studion e emisionit “Kjo Javë” dhe marrëdhëniet e luhatura mes Presidnetit e mazhorancës, ndërsa i dha të drejtë Kreut të Shtetit në të gjitha përplasjet që ka pasur me shumicën.

“Meta ka mbajtur qendrim korrekt në shumë çështje themelore tëkushtetueshmërisë së vendit, ka mbrojtur me kushtetueshmëri pozicione që kanë qenë të drejta, të faktuara edhe nga Komsioni i Venecias dhe humori dy lekësh që vjen nga qeveria është për t’u injoruar. Në mendimin tim është edhe pa shijë edhe pa relevancë”,- tha ai.

Sa për komisionin hetimor për shkarkimin e Metës, Pollo tha se ishte “kryekëput një vështrim qesharak”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb