Marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan, ka nxitur shpesh ironi dhe deklarata të forta nga opozita.

Kësaj radhe ka qenë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili duke komentuar marrëdhëniet Shqipëri- Turqi, dhe Rama-Erdogan, ka bërë një deklaratë të fortë mbi ish-Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Në një intervistë për Vizion Plus, Berisha tha se shkak për shkarkimin e Bushatit, është bërë një kërkesë e ardhur nga Ankaraja.

“Po pse iku Dimtiri? Kush e shkarkoi? Sepse kërkuan ata”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: