Nënkryetari i Partisë Lëvizje Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për rrjetin 5G, të firmosur një ditë më parë, mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Vasili risjell në vëmendje një status të kryeministrit Edi Rama rreth dy vite më parë, kur nuk pranonte marrëveshjen për rrjetin 5G.

Vasili thotë ndër të tjera se në nëntor të 2019-ës, i kanë drejtuar kryeministrit Rama pyetje në lidhje me këtë çështje, por sipas Vasilit, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama firmosi se i futen kembet ne nje kepuce per 5G!!

Rama per rrjetin 5G doli hapur kunder SHBA dy vjet me pare, bile deklaroi ne FB:

Postimi i Ramës:

“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”!

Pra Rama inauguroi dhe promovoi vete fillimin e tij gje qe shqetesoi Ambasaden Amerikane ne Tirane e cila u prononcua ne nentor 2019:

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, shkruante ambasada.

I kerkuam publikisht ne 4 nentor 2019 tu pergjigjej 8 pyetjeve per kete çeshtje kaq serioze dhe kete shqetesim te Ambasades Amerikane.Ketyre pyetjeve Rama ju fsheh sepse afera ishte teper e rende

Sot qe ja kane futur kembet ne nje kepuce Rama u detyrua te firmose marreveshjen per 5G me SHBA.

Asgje nuk harrohet dhe nuk mund te kamulflohet nga propaganda, qe ka si qellim te shuaje nga memorja e publikut armiqesine e Rames ndaj perendimit dhe adhurimin e tij per lindjen!

P.S. Me poshte disa foto per te kujtuar “bëmat” anti SHBA te ketij Rames per 5G.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: