Analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se marrëveshja që u arrit për kodin zgjedhor iu duk si armëpushim i një luftë të çuditshme.

Lela theksoi se nga kjo marrëveshje, të fituar dolën kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Ngjarja që ka ndodhur është e mirë sepse krijon së paku një shtensionim. Unë do thosha se është armë-pushim i një lufte idiote dhe të kotë. Kjo luftë është vazhdim i pas-marrëveshjes së 2017. Marrëveshjen e 2017 unë e kam duartrokitur dhe na solli këtu. Kronik që ndodhi dje ishte armëpushim. Të fituarit në këtë rast duket se janë dy personazhe dhe janë Rama e Basha. Ishte marrëveshje si rrufe në eiqll të hapur, që patjetër është gatuar prej muajsh në prapaskenë. Duket armëpushim i mirë për të qenë i vërtetë”, deklaroi Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb