Ministri i Diasporës, Pandeli Majo, i ftuar në studion e “Real Story-t”“News 24”, foli mbi fushatën elektorale. Ai tha se nëse do të përjashtonim dy incidentet e ndodhura, të Kavajës dhe Elbasanit, fushata në përgjithësi do të ishte e qetë.

Majko u shpreh se shpreson që procesi i numërimit të vijojë i qetë dhe të mos bllokohet ditën e zgjedhjeve e të vazhdohet me mospranimin e rezultatit pas datës 25 prill. Ministri nënvizoi se sipas tij, Basha ka prodhuar politikë në marrëveshjen që ka krijuar me Edi Ramën në 17 majin e vitit 2017-ë.

“Unë mendoj që procesi deri para se të ndodhnin këto dy ngjarje, mund të konsiderohej shumë i stabilizuar. Këto, nuk mund t’i quajmë sistemime, janë ngjarje që vijnë dhe kanë një arsyetim të vetëm. Ne kemi pasur një opozitë që u largua nga Parlamenti dhe iu drejtua me molotov institucioneve. Që ka një nervozizëm, që të çon edhe në absurde, kjo është realiste.

Nëse dikush mund të mbajë një situatë të tensionuar dhe do të zhvendoset në ditën e zgjedhjeve dhe mos njohjen e tyre pas datës 25. Vrapimi pas ankesave, në gjykatë SPAK, është tendencë që e shoh në kuadër të gjerë. E në këtë këndvështrim është konkurrenca e brendshme. Kemi konkurrencë opozitash, se kush është më e ashpër përballë mazhorancës, që ndodh përballë PD dhe LSI.

E ke të vështirë të kuptosh se kush është më ekstremi nga këto. Procesi nuk bie pse ndodhën dy tre incidente. Gjithsesi, procesi do të jetë ai që implikohet në kutinë e votimit. Përballë do të kenë një mazhorancë. Ne po ftojmë në çdo rast, e kemi hedhur në tavolinë, në periudhën fundore ne themi se situata pas zgjedhjeve do të hapë një derë tjetër, e cila do të nxisë një dialog në vazhdim.

Me fatin e opozitës kemi të drejtë të merremi, sepse ajo nuk është pronë e dy tre vetave. Nëse dikush do të më pyeste ku isha kur Basha ka prodhuar politikë, ka qenë ditën që krijoi marrëveshjen me Ramën. Gjithçka ka qenë në funksion të rezultatit. Marrëdhënia e Ramës dhe Bashës nuk është marrëdhënia e parë mes PS dhe PD në funksion të stabilitetit të vendit, mos e shohim si një dramë të madhe”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb