Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar në lidhje me disa lajme që kanë qarkulluar në media, në lidhje me marrëveshjen Rama-Basha, në 17 maj të 2017-ës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Fuga nuk e fsheh habinë për faktin se çfarë ka për t’u përkujtuar kjo çështje.

Mes të tjerash ai rendit edhe disa fakte të tjera historike që kanë ndodhur në atë datë, ndërsa shton; “Ngjarjet e hidhura thote Frojdi kujtesa i fshin! Prandaj ai i thur hymne harresës!”.

REAGIMI I FUGËS
Hymni i harresës!
Media të ndryshme sot përkujtojnë paktin Rama – Basha të tre viteve më parë!
Nuk kuptoj se çfarë ka për t’u përkujtuar!!!
Kujtonin pra edhe ditën e ardhjes të letrave të Politbyrosë në 48 ku denoncohej klika e Titos!
Mirë atëherë kujtoni edhe takimin në Jalta midis Stalinit, Ruzveltit dhe Curcillit!
Ose ditëlindjen e Emirit të Katarit!
Apo ditën e formimit të Shtabit të Përgjithshëm në Labinot!
Ose mbërritjen e Anijes Kozmike në Hënë!
Ngjarjet e hidhura thote Frojdi kujtesa i fshin! Prandaj ai i thur hymne harresës!
Lëre pastaj ngjarjet e trishta, të dëmshme, pa transparencë, fyese, zhgënjyese !
Si nuk u tha një media : Harrojeni!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb