Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka takuar kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin teksa kanë diskutuar për sfidat e që e presin institucionin përgjegjës për zgjedhjet tashmë të riformatuar.

Soreca zbulon se është diskutuar për zbatimin sa më shpejt të marrëveshjes së 5 qershorit dhe pikave të saj dhe se si BE mund të sigurojë asistencë teknike para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ish-ministri i PS, Celibashi u zgjodh në krye të KQZ me 12 anëtarë dhe 3 nivele që do të jetë përgjegjëse për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

STATUSI NGA SORECA
Urova sot Ilirjan Celibashin për emërimin e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. Ne diskutuam sfidat e rëndësishme me të cilat përballet KQZ për të zbatuar me shpejtësi Reformën zgjedhore të 5 qershorit, si dhe mënyrën se si BE mund të sigurojë asistencë teknike përpara zgjedhjeve të prillit të ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb