Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në Kuvend pikërisht për marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën ka garantuar se do të miratohet me shumicë të gjerë votash.

Rama tha se rol në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka Rudina Hajdari teksa shtoi se do ishte mirë që dhe Murrizi apo të tjerë mos e firmosnin me rezerva marëveshjen e 21 korrikut por të miratonin sot atë të 5 qershorit.

Kryeministri tha se këtë marrëveshje nuk e voton me zemër por me mendje, jo pë rata që braktisën parlamentin dhe atyre që u shkuan pas, por për ata votuesë demokratë që ende sot besojnë tek PD dhe Basha,

”Dua të them disa fjalë për votimin e sotëm që them ligj marrëveshjen e 5 qershorit mes PS si shumicë dhe PD si aleatëve të saj si pakicë jashtë këtij parlamenti.Dëshiroj ta filloj me një falenderim për grupet e opozitës parlamentare, kryetarët e grupeve dhe znj. Hajdari posaçërisht duke qenë se ka luajtur rolin e saji i ka rezistuar shpalljes si tradhëtare nga ana juaj. Ka kontribuar bashkë me ju për nënshkrimin e marrëveshjes mes nesh e jush, pra shumicës dhe pakicës në parlament që i hap rrugë një votimi sot me një shumicë më shumë se sa thjesht aritmetike.

Do të ishte mirë që edhe MyslimiMurrizi edhe të tjerë bashkë me të të mos e firmosnin me rezervë mes nesh dhe ta votonin atë që sot do votojmë me shumicë të gjerë duke dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarë pa dallim, edhe pë rata të cilët se ne jemi të vetëdisjhëm dhe ky parlament nuk shfrytëzon rastin por përkundrazi shpreh me votë një mundësi të barabartë duke pranuar një administrim zgjedhor ku PD dhe aleatët e vetë nuk janë të përjashtuar, por janë të përfshirë në mënyrë të barabartë më shumicën qeverisëse. Nuk është secret, unë personalisht nuk e votoj me zemër por e votoj me mendje marrëveshjen e  qershorit të përkthyer në ligj. Me mendje me ata që janë jashtë parlementit, jo me ata që morën vendimin, por me ata që janë votuesit. Prandaj të gjithë demokratëve që besojnë te Basha e PD, apo të tjerëve që me ato rreshta që iu janë bashkuar, iut them sot se kjo është PS.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb