Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis ka folur në seancën parlamentare për ratifikimin e marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin për Zonat Ekonomike Eksluzive. Mitsotakis deklaroi se Greqia do të rritet duke zgjeruar kufirin detar nga 6 milje në 12 milje, në detin Jon deri në kepin Tenara, Peloponez, bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Mitsotakis theksoi se për projektligjin që depozitohet shumë shpejt në parlamentin grek janë informuar ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe Italisë, madje Mitsotakis theksoi se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për diskutimin e çështjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb