Erling Haaland është shumë pranë kalimit te Manchester City. Edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare, thuhet se tashmë gjithçka është e kryer.

Kjo është tratativa e fundit e mbyllur me sukses nga agjenti Mino Raiola, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.

Sipas AS, vlen të përmendet një klauzolë e vendosur nga Raiola, ku shkruhet se norvegjezi mund të lërë “Qytetarët” pas 2 sezonesh, nëse një ekip ofron 150 milionë euro për të.

Haaland, përveç përvojës aktuale te Dortmund, më parë ka luajtur për Salzburg në Austri dhe Molde në Norvegji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb