Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u shpreh se bisedimet për një armëpushim të mundshëm nuk janë të mundshme për momentin pasi Rusia dhe Ukraina besojnë se mund të fitojnë.

Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais, Guterres tha se OKB-ja është e përqendruar në bisedimet me Moskën dhe Kievin për zgjidhjen e problemeve të tilla si mosmarrëveshja për Detin e Zi, e cila do të përfundojë në 11 ditë.

“Fatkeqësisht, besoj se në këtë fazë, një negociatë paqeje nuk është e mundur. Të dyja palët janë të bindura se mund të fitojnë. Për momentin nuk shoh asnjë mundësi për të arritur një marrëveshje, një armëpushim gjithëpërfshirës, një negociatë paqeje”, tha Guterres.

Kur u pyet në lidhje me përpjekjet e liderëve kinezë dhe brazilianë për të lehtësuar përpjekjet për paqen, Guterres përsëriti se arritja e paqes në luftë është një perspektivë e pamundur për momentin, megjithëse ai thotë se shpreson se mund të ndodhë “në të ardhmen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb