Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshjen e arritur në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai ka theksuar rendësin e zbatimit të këtyre zotimeve, ndërsa ka theksuar se ka pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet e arritura.

Në një intervistë për RTK, ambasadori francez ka folur për pasojat që mund t’i presin palët që nuk respektojnë zotimet e marrëveshjes.

Guerot theksoi se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe faktin që do të ketë pasoja nëse ato nuk respektohen.

“Ne do ndjekim me vëmendjen respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen, duhet ditur se ka qenë marrëveshja me e mirë e mundshme, jemi në rrugën drejtë normalizimit dhe synimi ynë është normalizimi i plotë. Nuk do të ndalem që ta sqarojë fjalë për fjalë çështjen e termave të përdorur, nuk ka asnjë ambiguitet apo dykuptimësi sa i përket zbatimit të Asociacionit”, tha ndër të tjera ambasadori Guerot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: