Në pjesën e dytë të emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me marrëveshjen e arritur të shtunën në Ohër mes Kosovës e Serbisë, pjesë e së cilës është edhe vetëmenaxhimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

I ftuar në studio, Ish-ministri Paskal Milo u shpreh se mos përmendja e Asociacionit dhe zëvendësimi i saj ke termin “vetëmenaxhim”, në ul rëndësinë e projektit, ndërsa shtoi se e sheh si një arritje taktiko-politiko-diplomatike.

Ndërkohë, ish-diplomati Kreshnik Çollaku ka zbuluar se BE e ka ndihmuar kryeministrin e Kosovës dhe Kosovën në dy pika.

E para është që në zbatimin e marrëveshjes nuk do të cënohen Kushtetuta dhe vendimet e gjykatave të Kosovës, referuar këtu edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që e kthen sipas tij praktikisht Asociacionin në një bashkësi komunash.

Pika e dytë sipas tij është që kushtet e zbatimit të marrëveshjes nuk do të diskutohen mes Kosovës e Serbisë, por Kosova do t’i negociojë me Bashkimin Europian.

Pjesë e bisedës në studio:

Kreshnik Çollaku: Në Kosovë shohim shumë qëndrime të përmbysura. Kurti detyrohet të firmosë një marrëveshje që e ka kundërshtuar dhe akuzuar. PDK dhe LDK që janë firmosësit, sot e kundërshtojnë. Raportet politike të përmbysura.

Lirim Mehmetaj: LDK dhe PDK nuk po kundërshtojnë marrëveshjen, por thonë kur është marrëveshja që sjell njohjen që do vinte pas 10 vitesh nga nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacioni

Kreshnik Çollaku: Po thoni që janë po?

Lirim Mehmetaj: Fatkeqësisht po.

Çollaku: Vuçiç ka vështirësi ta pranojë dhe ta firmosë

Paskal Milo: Ai tha Serbia është shtet që njihet ndërkombëtarisht ndërsa Kosova jo. Arsyeja e vërtetë pse nuk nënshkroi ishte se do bënte autogol se Kushtetuta serbe e njeh Kosovën si pjesë e Serbisë e nëse do nënshkruante do e njihte Kosovën.

Eni Vasili: NENI 7, a është vetmenaxhimi Asociacioni?

Paskal Milo: Truk diplomatik për të arritur kompromis të detyrueshëm të bëhej. Kurti ka qëndruar fort në kundërshtinë e tij, dhe në bisedime ka këmbëngulur në maksimum për të mos pranuar termin Asociacion dhe ndaj është gjetur si rrugë e mesme Vetëmenaxhimi. Nëse është ndryshimi vetëm tek termi këtë nuk e dimë, do sqarohet kur të nisë biseda për zbatimin.

Do t’i kërkohet Kurtit të dorëzojë një projekt për zbatimin, e siç di ti kërkohet edhe Vuçiçit. propozimet do diskutohen për të arritur në një kompromis.

Mospërmendja e Asociacionit nuk është arritje substanciale, por një arritje taktike politiko-diplomatike që ka shmangur përdorimin e një termi që krijonte kakofoni. Është ndryshe të thuash Asociacion dhe ndryshe vetëmenaxhim sepse kjo e fundit e ul dhe zvogëlon projektin.

Kreshnik Çollaku: Asociacioni ka qenë një term neutral por thelbi ka qenë Zaednica, një kopje e Republikës Sërpska në Bosnjë, një katastrofë për Kosovën nëse do pranohej në ato terma.
Kurti e ka kapërcyer këtë rrezik sipas informacioneve, rreziku më i madh do ishte që Asociacioni të pranohej ë bazë të kërkesës serbe dhe Vuçiç refuzon ta pranojë se kërkesa për variantin e 2013 është refuzuar nga Kurti dhe në mënyrë të unifikuar nga BE dhe negociatorët.

Ata kanë pranuar që Asociacioni të pranohet pa cënuar Kushtetutën dhe vendimet Kushtetuese të Kosovës. Disa pika janë kundërshtuar nga gjykata e Kosovës çka e kthen në një bashkësi komunash.

Formulën e zbatimit, Kosova nuk do të negociojë me Serbinë por më BE, kjo rrëzon konceptin serb me të cilën Asociacioni u projektua si një shtet paralel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb