ATHINE- Opozita greke ka deklaruar se nuk do të votojë marrëveshjen e Prespës. Kjo deklaratë u bë nga lideri Micotakis gjatë takimin me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, ndërsa shtoi se partia opozitare “Demokracia e Re” nuk do ratifikojë këtë marrëveshje.

Po ashtu opozita greke mbajti edhe një qëndrim për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi, ndërsa u shpreh kundër ndryshimeve.

“Përsa i përket Kosovës dhe Serbisë, ne nuk jemi pro ndryshimeve të kufijve në rajon. Nuk dëshirojmë akte që mund të sjellin pasoja domino. Nga ana tjetër, urojmë dy shtetet të zgjidhin çështjet, me përgjegjësinë e tyre për mënyrën qe do i zgjidhin (rrugën qe do ndjekin)”, tha Micotakis.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb