TIRANE

Ish ministri i Jashtëm njëherazi deputeti demokrat Tritan Shehu ka përshëndetur  votimin e marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Shehu shkruan se votimi i Marrëveshjes së Prespës  është një lajm i mirë për të dyja vendet.

Ish ministri shprehet se ky hap do të forcojë paqen e sigurinë rajonale.

“Parlamenti i Greqise voton pozitivisht Mareveshjen e Prespes, nje lajm i mire ky per ato dy vende e Rajonin tone.
Antaresimi i shpejte tashme i Maqedonise se Veriut ne NATO, vecse do te forcoje paqen e sigurine rajonale.
Nje hap ky edhe drejt rruges sone te perbashket per ne BE e konsolidimit tone ne hapesiren Perendimore”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb