GREQI

Vetëm disa orë pas largimit të Panos Kamenos nga Qeveria e koalicionit dhe dy ditë pas ndryshimeve të votuara kushtetuese në Maqedoni,në konferencën dedikuar Marrëveshjes së Prespës, Aleksis Tsipras teksa uroi homologun e tij të Maqedonisë Zoran Zaev u shpreh se me marrëveshjen e re, Greqia është liruar nga logjika e nacionalizmit.

“Të njëjtën e arriti edhe Zoran Zaev me Qeverinë e tij, duke e vulosur tërë tentimin me revizionin e guximshëm kushtetues përmes të cilit sigurohet jetëgjatësia e kësaj marrëveshje. Më lejoni t’i uroj që këtu, sepse është hera e parë që flas pas përfundimit pozitiv të procesit në Shkup. Më lejoni t’i uroj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për guximin që e tregoi që nga fillimi e deri në fund të këtij procesi. T’i uroj sepse nuk hoqi dorë para protestave nacionaliste të urrejtjes të cilat atje i organizonte VMRO-ja, partneri i Demokracisë së Re në Partinë Popullore Evropiane, që investoi në dhunën dhe në provokimin e anomalisë politike duke tentuar ta anulojë këtë tentim historik”, tha kryeministri grek.

Aleksis Tsipras e shfrytëzoi rastin për të dhënë mesazhe deri tek grekët se nuk do të heq dorë.

“Dua të transmetoj edhe një mesazh deri tek qytetarët grekë dhe veçanërisht deri tek çdo qytetar që mendon lirshëm, pavarësisht bindjeve të tija politike. Siç atje nuk hoqën dorë, as ne nuk do të heqim dorë. Edhe këtë e them sepse me plane të ngjashme për destabilizim politik jemi përballur dhe përballemi edhe këtu, në vendin tonë edhe atë që nga momenti i parë”, porositi Tsipras, dukevënë në dukje problemet me të cilat përballet Greqia, si gjuha e urrejtjes, keqpërdorimi i nxënësve, por edhe rasti i fundit me publikimin e të dhënave të rreme të deputetëve.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb