Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar qeverinë aktuale të Kosovës për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington dhe kthimin në dialogun me Serbinë.

Rama theksoi se tashmë është një kohë kur mund të shihen pasojat e rrugëve pa rrugë dhe rrugës me perspektivë të Kosovës sa i përket dialogut.

Por Rama thekson se marrëveshja e Uashingtonit tregoi që Kosova më parë pengesat ia vedosi vetvetes dhe tashmë çdo bishtnim nga dialogu sjell vetëm fitore izulore.

”Takimi i Uashingtonit, rihapja e dialogut me Serbinë, përparimi në axhendën e reformave europiane. Janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës. Në mënyrë të veçanta dua të theksoj qasjen e mençur, kurajoze dhe konstruktive të Kosovës në dialogun e me Serbinë .

Duke hequr kështu çdo pengesë për rinisjen e dialogut, që në fakt koha dhe faktet treguan se ishte një pengesë që Kosova fatkeqësisht ia vendosi vetvetes. Dialogu mbetet i vetmi instrument që Kosova të fitojë çështjen për zgjidhje. Çdo bishtnim nga dialogu krijon vetëm fitore iluzore në rrjete sociale dhe në mexhelisin mediatik lokal, por e largon fitoren reale dhe dobëson pozicionin e Kosovës së brendshmi apo së jashtmi me botën.

Konsensusi i brendshëm për dialogun, është domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të mbetet e tillë në sytë e atyre që e garantojnë sot këtë konsensus. Jemi në kushtet kur mund t’i shohim para syve qoftë pasoja e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë, dhe rrugës me perspektivë. Në shumë pak kohë, u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe që pati pasoja jo të vogla mbi Kosovën. Dhe u hodh një hap për të cilin jam i bindur se çdo vit që kalon do flasë edhe më mirë në Uashington. S’di çfarë të besoj lidhur me liberalizimin e vizave. Përsëris që mosliberalizimi është turp për BE. Turp i pashlyeshëm e i pajustifikueshëm.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb