Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, përshendet marrëveshjen mes Izraelit dhe Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Përmes një statusi në “Facebook”, Xhaçka shkruan se kjo marrëveshje është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit ????? është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?? për të gjithë mbështetjen!”, shkruan Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb