Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme Josep Borrell në fjalën e tij  para anëtarëve të Parlamentit Evropian ka falënderuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, më tej ka theksuar se bashkëpunimi me SHBA-të është shumë i mirë.

“Në Ballkanin Perëndimor, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë e cila është zgjidhur falë punës së mirë të të Dërguarit tonë Special, Miroslav Lajçak më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, ka thënë Borrell, shkruan Telegrafi.

Borrell tha se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE-ja me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.

“Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë saktësisht”, shtoi ai.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb