Partia Demokratike ka tashmë një marrëveshje me biznesin e vogël dhe të mesëm, e cila është firmosur dhe formalisht sot nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Kreu i Shoqatës Albert Nasto.

Kjo marrëveshje siç shpjegoi kreu i PD do të sjellë hapje të vendeve të punës dhe rritje të pagave për shqiptarët, si dhe do të sjellë ringritjen e ekonomisë.

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm Albert Nasto deklaroi se qeveria nuk ka qenë një qeveri mike që ta shikonte biznesin si partner, porka qenë armikja kryesore e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe ka qenë mikja kryesore e monopolit dhe e oligarkisë. Sipas tij një epokë e re po nis.

Basha theksoi se së bashku do t’i japim Shqipërisë ekonominë që meriton.

Albert Nasto: Kryetar i Partisë Demokratike por edhe i opozitës Shqiptare, jam shumë i emocionuar që po flas tani. Ndofta nga ditët më të bukura të jetës time por dhe të shoqatës, nga ditët më të bukura të “Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë” sepse më së fundi, po e përsëris, më së fundi, pas 30 vitesh demokraci, arritëm që Partia Demokratike me ju në krye, me stafin tuaj të mrekullueshëm, me ekonomistët tuaj të mrekullueshëm për të arritur në këtë program ekonomik, në këtë paketë ekonomike që ju garantoni dhe ne garantojmë së bashku për biznesin e vogël dhe të mesëm, i cili siç e thamë në shifra është kryesori i vetëpunësimeve, i punësimeve dhe i ekonomisë shqiptare. Jam i nderuar, por gjithashtu jam i obliguar, jemi të gjithë të obliguar që ato çka thatë ju që së bashku i kemi përgatitur atë që do firmosim, ka qenë një punë e madhe, punë e lodhshme, punë e ashpër.

Me këtë qeveri që kemi sot, që është në ikje por dëmet po ndihen akoma edhe këto ditë. Siç e shikoni, ju keni dalë shumë të gjithë, kandidatët tuaj, ju personalisht zoti Kryetar ose zoti Kryeministër i ardhshëm që e dini shumë më mirë se ne tani se çfarë hallesh, çfarë problemesh, ku është gjendja reale e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë, e mijëra e mijërave të punësuarve. Mos harrojmë se janë mbyllur në 8 vite, 102 mijë biznese të vogla dhe të mesme kryesisht. Mos të harrojmë se në ato ikje masive, shpopullimit të këtij vendi, një pjesë e madhe e atyre që kanë ikur kanë qenë dhe biznese të vogla familjare apo pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme të Shqipërisë. Për ne, kjo nuk ka qenë një qeveri mike që ta shikonte biznesin si partner, për ne, kjo ka qenë armikja kryesore e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe ka qenë mikja kryesore e monopolit dhe e oligarkisë.

Me këtë qeveri, ta themi të drejtën, të udhëhequr nga zoti Rama nuk ka marrë asgjë parasysh. Që të mbyllen 102 mijë biznese dhe të dalin në rrugë mbi 128 mijë qytetarë që ishin të punësuar në këto biznese për arsye të ndryshme, por më shumë për arsye të kësaj qeverie që na e ka bërë jetën ferr dhe bizneset dhe na ka mbyllur qepenat, ose na ka marrë të ardhmen, se ne atë kemi, ne bëjmë vetëm biznes, mos harrojmë që ne, shoqata jonë kombëtare nuk kemi bërë pakt që thjeshtë për të përfituar diçka nga ju, nga opozita, ne thjeshtë donim që të arrinim në këtë përfundim që arritëm sot dhe më së fundmi po e them përsëri, arin një i studiuar jashtë si puna juaj dhe me ekspertët që keni shumë të nderuar dhe përgjithësisht të gjithë ata që kandidojnë për partinë demokratike, për ne që i njohim, janë shumë njerëz të nderuar dhe të respektuar, por dhe të përgatitur që arritëm sot që të bëjmë një paketë për çështje taksash mos harrojmë.

Biznesi është shumë i ndjeshëm për çështje taksash, qoftë dhe një lek, qoftë dhe një lek më pak, jo të flasim për shtyllat kryesore, energji, karburant, sigurime shoqërore, gjobat, do flasim për rregullimin e taksave lokale që siç e dini vetë jetojmë në Tiranë dhe e dimë, taksat lokale janë rritur çmendurisht, pavarësisht se kryeministri thotë taksë zero, por ne e dimë në kurrizin tonë shikojmë gjithë këto biznese, çdo familje biznesi e shikon se sa paguan. Taksat lokale dhe në Tiranë dhe në shumë qytete, janë rritur nga dy deri në dhjetë herë. Çmimi i lartë i energjisë. Në fakt zoti kryeministër unë do ta nisja me angazhimet që mori zoti Rama përpara se të hynte kryeministër. Na tha do ulet karburanti, energjia etj. dhe në fakt ai sa e mori i rriti, sa e mori i rriti. Kemi shumë për të thënë, kemi shumë për të folur, por mund të them që do jesh kryeministri i ardhshëm i biznesit të vogël dhe të mesëm dhe të falënderojmë nga zemra unë personalisht, por dhe të gjithë anëtarët e shoqatës, por dhe gjithë biznesi që keni qenë bashkë me ne si shoqatë në çdo protestë dhe në çdo të drejtë që na shkel, zakonisht na janë shkelur të gjitha të drejtat dhe jemi në këtë gjendje qё Shqipёria ёshtё njё situatё katastrofë ёshtё nё njё humnerë ekonomike financiare por dhe psikologjike, dhe psikologjike po e them. Themi qё shumë ёshtё folur dhe gjatë 30 viteve ёshtё premtuar dhe ёshtё bёrё.

Kjo qё po bёhet sё bashku pёr qeverinë e nesërme ёshtё hera e parё qё ndodh nё Shqipёri, nё Shqipërinë post-komuniste. Dhe unё jam, shoqata jonë do tё garantoj midis qeverisё qё do tё vijё dhe biznesit do garantoj kёtё marrëveshje dhe ndofta do garantojmë me 100% kёtё marrëveshje dhe do t’u them disa “specialistëve” qё duan tё përfitojnë politikisht qё këto nuk janë këto pika, s’janë tё bëshme sepse i shikojmë edhe nё debat. Këto pika janë plotësisht tё bëshme dhe ne ndoshta sё bashku zoti Basha, tё nderuar kolegё por edhe ju tё Opozitës, kandidat pёr deputet, njerëz tё nderuar, qё do tё bёjmё shumë mё shumë pёr biznesin. Do tё jetë njё klimë miqësore sё bashku. Kёtё ia them kolegëve tё mi qё na dëgjojnë. Do ulen taksat dhe do filloj njё epokë e re pёr Shqipërinë dhe pёr shqiptarët dhe pёr biznesin e vogël dhe tё mesëm e nё veçanti sepse kёtё do ta bёj kryeministri i ardhshëm qё na ka mbajtur gjithmonë pranë, ka qenё bashkё me ne, i kemi qarё hallet, i kemi thёnё botërisht nёpёr protesta, gjithçka dhe themi qё kjo qё po ndodh, kjo marrëveshje kaq e mirё, unё thash jam shumë i entuziazmuar sepse nё fund tё fundit tё arrish tё ulёsh taksat, tё vendosësh kolonat kryesore tё taksave pёr energji, karburant, kjo do tё ketë njё impakt dhe efekt financiar shumë përfitues pёr biznesin tё vogël dhe tё mesëm pёr biznesin nё përgjithësi.

Dhe nuk dua tё merrem me tё kaluarën dua tё merrem me tё ardhmen sepse kemi shumë pёr tё thёnё. Besimi ynë ёshtё i madh dhe kjo firmosje ёshtё garanci pёr ne por dhe pёr disa skeptik qё këto do bëhen këto gjëra. Ne shprehim atё garancinë tonё karshi z. Basha, kryeministrit tё ardhshëm dhe atij qё do tё ngrejë nё kёmbё ekonominë ndoshta qё ditën e parё e ndoshta qё vitet e para tё qeverisjes qё do tё filloj njё epokë tё re dhe mjaft me demagogji me burgime me terror e me gjoba e tё tjera, tё tjera qё ju e dini vet kurrizi i biznesit i ka hequr. Derisa edhe është dhunuar një biznes për 20 mijë lekë të vjetra, është futur në burg e turpshme mos të marrim kuponin tatimor që zoti Rama e bëri 3 milionë lekë dhe në qoftë se do të gjente prapë një kupon tatimor 3 milionë lekë, se aq nuk është as në Korenë e Veriut.

Kemi shumë për të thënë, por jemi shumë të gëzuar, jemi shumë shumë besimplotë se për të gjithë familjet shqiptare që merren me biznes, të vogël dhe të mesëm do ulen shumë kostot e pagesave. Kjo na intereson ne dhe themi që së bashku të jemi jo vetëm në opozitë siç ishim në tetë vite, por së bashku të jemi dhe nesër për të zbatuar këtë plan dhe ndoshta jashtë këtij plani mund të bëjmë edhe siç e kemi thënë shumë, shumë gjëra më të mira. Ju falënderoj. Zoti kryetar të falënderoj përzemërsisht për angazhimin tuaj personal, por edhe angazhimin e gjithë juve që jeni këtu sepse kemi punuar bashkë, por edhe angazhimin e gjithë Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës shqiptare.

Lulzim Basha: Partia Demokratike, unë personalisht kemi një besim të jashtëzakonshëm te biznesi shqiptar, e në veçanti te biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar. Ju jeni krenaria jonë, ju jeni krenaria e ekonomisë dhe shoqërisë tonë. Ju keni ndërtuar gjithçka vetë, ju keni mbijetuar në kushtet më të vështira krahasuar me çdo vend tjetër të Ballkanit, pa krahasuar me të tjera. Jeni me të vërtetë krenaria jonë, jeni shprehje e forcës dhe e fuqisë së shoqërisë dhe të popullit shqiptar. Tetë vite vështirësish dhe mbijetese kanë kaluar me këtë nënshkrim, por në veçanti me votën e 25 prillit dhe të hapim një kapitull ku kjo shprehje e besimit dhe krenarisë që kemi tek biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar dhe biznesi në tërësi, të përkthehet në mbështetje konkrete për ju. Së bashku t’i japim Shqipërisë ekonominë që meriton, vendet e punës që i ka të domosdoshme për të ndalur plagën e emigracionit dhe mirëqenien që e ka plotësisht të mundur. Ju falënderoj dhe njëherë nga zemra dhe ju siguroj besimin e ndërsjellët që nënshkruajmë sot, përbën për ne një zotim të palëkundshëm, të fillojmë ta zbatojmë prej ditës së parë të qeverisjes ta bëjmë të mundshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb