KOSOVË

Vjosa Osmani, e cila aludohet se do të jetë kryeparlamentarja e re e Kosovës duke i dhënë fund edhe ngërccit të krizës LVV- LDK për ta finalizuar me një marrëveshje, ka publikuar një mesazh domethënës.

Duke cituar atdhetarin, shkrimtarin dhe muzikantin kosovar Jusuf Gërvalla, Osmani thotë se rruga e nderit është me e vështira, por e vërteta. Kush u mundua për nder, nder ka gjetur.

Me këtë thënie Osmani jep përshtypjen se çdo gjë rreth marrëveshjes ka përfunduar sa i përket qeverisë së re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb