Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se Rilindja është aq e pashpirt sa nuk kurseu as bukën e jetimëve.

Ai shtoi se marrëveshja me PD, ishte me qëllim që shqiptarëve tu jepej e drejta e referendumit. Meta tha se kjo qeveri vetëm shtyp të varfrit dhe amniston oligarkët.

“Po bëhet gjithçka të asgjësohet prodhimi vendas e po goditet shtresa e mesme. Akti i fundit nuk kurseu as profesionet e lira.

Grabitqarët e Rilindjes detyrojnë qytetërt të paguajnë borxhe mld euro. Peshën e krizës ia faturoi popullit mes mos rritjes së pagave e pensioneve dhe taksave. Nuk ka vullnet indeksimin e pensioneve se duhet të vijojë të vjedhë me Inceneratorët e 7 PPP të reja. Rilindasit, aq të pashpirt sa vodhën edhe bukën e jetimëve. Vetëm shtypin të varfrit e fukarenjtë dhe amnistojnë oligarkët. Qytetarë fjala juaj është urdhër për veprim, e vetmja e vërtetë legjitime. Bashkë me PD kemi firmosur një marrëveshje historike për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën e referendumit.

Përpara për të shpëtuar Shqipërinë e flamurit tonë, Shqipërinë e familjeve tonë.

Pyetjes së udhëheqësve fetare se kujt do t’ja dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen, përveç të rinjve dhe të rejave patriote. Bashkë do ta bëjmë Shqipërinë krenare dhe të begatë”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb