Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka kërkuar kohë dhe transparencë për aktet normative të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me Pfizer për vaksinat ndaj COVID-19.

Hajdari ka thënë se aktet normative s’kanë pse të kalojnë sot, kur Kuvendi mund të mblidhet në seancë tjetër për të informuar dhe qytetarët.

Ajo ka theksuar se shqiptarët janë lodhur me këto histori, dhe s’mund të sillen parlamentarët sikur ka ndonjë sekret të madh të marrëveshjet ndërkohë që vendimet merren në dhoma të kyçura me 3-4 veta.

 

FJALA NË KUVEND

RUDINA HAJDARI: Nuk jam informuar për temën lidhur me diskutimin që keni bërë.S’jam dakord me procedimin se e para sa i përket pandemia duhet ë jemi transparentë. Aktet normative s’ka pse të kalojnë sot, mund të mblidhemi në një seancë tjetër. Qytetarët të njihen me këto akte normative, siç shkohet para me rastet e tjera. S’jam dakord sepse s’kemi pse sillemi sikur ka ndonjë sekret të madh. Të dimë si bëhen marrëveshjet, sa janë, si do shkojnë. Si do jenë fazat. Ka shumë gjëra që mund t’i përdorim seancat për të informuar qytetarët e jo të merren vendime në dhoma të kyçura me 3-4 veta. Jemi lodhur me këto histori.

GRAMOZ RUÇI: Edhe njëherë do të, s’po kuptohemi. Duket sikur kryetarët e grupeve i kam thirrur për të miratuar diçka. Akti normativ nr.1 për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin e furnizimin nëpërmjet kompanisë X dhe MSH, ISHP e Min. E Rindërtimit. Autorizimin e procedurës për lejimin eh yrjes.
Akti normativ tjetër për dhënien e autorizimit. Kujt? MSH, dhe Ministrit të Rindërtimit, me prodhuesit e vaksinës anticovid që janë certifikua nga FDA dhe EMA. Çfarë sekreti ka?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb