Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar detaje nga marrëveshja e qeverisë me Pfizer që miratohet sot në Kuvend.

Rama thotë se negociata ishte jo e lehtë, teksa thekson se fillimisht është siguruar një sasi vaksinash ndërsa Shqipëria me këtë marrëveshja i ka dhënë mundësi vetes që të ketë akses në Pfizer për doza të mëtejshme, edhe pse deri më tani ka një dakordësi për 500 mijë doza.

Ai përmend se vaksina e Pfizer në raport me të tjerat ka shtrenjtësinë dhe ccmimi është i panegociueshëm për çdo vend të botës.

”Sikundër kemi paralajmëruar, sot kuvendi voton për finalizimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer për sjelljen të masës së parë të vaksinave, ne kemi dakordësuar me Pfizer për 500 mijë doza. Dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme. Pse e them? Sepse qëllimi ynë ka qenë që të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit. Duke patur parasysh raportin e sasisë, me kalendarin e planit kombëtar. Duke mos harruar se ne ndërkohë janë një sërë vaksinash të tjera, qoftë ato që tanimë presin me ditë aprovimin, qoftë vaksina AstraZeneca që është miratuar në MB, dhe pret miratim në Europë.

Qoftë edhe vaksinat që janë në dalje e sipër. Shumë e rëndësishme të kihet parasysh se do ishte sipas nesh e nxituar dhe e gfabuar të kontraktonim menjëher të gjithë masën e vaksinave. Duke patur parasysh edhe çmimin që ësthë fiks, i panegociueshëm për asnjë nga vendet që kanë marrë vaksinën Pfizer. Duke patur parasysh procesin e vaksinimit, që ësthë një proces me dy doza, i përshkallëzuar në kohë, me një sërë elementëshs të tjerë. Gjithsesi në tërësi kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjerat. Nga njëra anë kemi siguruar në marrëveshjen me Pfizer akses për doza të mëtejshme, në rast se kështu do gjykohet. I kemi lënë vetes hapësirë për të bërë zgjedhjet e duhura. Potencialisht me vaksina të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë, qoftë me shtete të tjera pasi i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinës është shumë më i ndërlikuar nga çduket. Besoj e keni parë edhe deklarimin e fundit të OBSH, që ka folur me shqetësim jo të vogël për katastrofën morale në nivel global për shkak të mosgarantimit të barazisë në vaksinim. Një temë që për ne që jetojmë në një rajon, me 6 vende jo të BE nuk është e panjohur.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb