KOSOVË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paralajmëron mbajtjen e një referendumi për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën. Në një konferencë për mediat, Thaçi tha se raundi i tretë i bisedimeve Kosovë-Serbi do të mbahet në muajin shtator, dhe sipas tij Parlamenti i Republikës së Kosovës mbetet institucioni i vetëm shtetëror i përfaqësimit të interesave të të gjithë qytetarëve të vendit.

“Jemi ndër shtetet e pakta demokratike që ende nuk kemi arritur të miratojmë legjislacionin e domosdoshëm për të fuqizuar rolin vendimmarrës të qytetarëve, konkretisht nuk e kemi të drejtën për të mbajtur referendum. Në shërbim të këtij qëllimi, unë jam duke zhvilluar konsultimet e nevojshme ndër-institucionale por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, që në një të ardhme të afërt, ne bashkërisht të pajtohemi për të proceduar me legjislacionin për të bërë të mundur që zëri dhe vullneti i qytetarëve në çështjet e rëndësisë vitale, të shprehet nëpërmjet referendumit. Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë në gjendje që të bëhen vendimmarrës në këtë proces kaq të rëndësishëm, sidomos tani kur jemi dëshmitarë të divergjencave të theksuara ndërmjet partive parlamentare në parlamentin e Kosovës për dialogun dhe marrëveshjen eventuale përfundimtare’ – theksoi Thaci.

Thaci nënvizoi më tej se korigjimi i kufijve në mënyrë paqësore nuk nënkupton hapjen e ‘kutisë së Pandorës’.

(BalkanWeb )

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb