Në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara sot në Ankara mes Shqipërisë dhe Turqisë është dhe restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Ministrja shqiptare e Kulturës, Margariti sqaron se konstruksioni do të prekë sistemin e mbrojtjes nga përmbytjet të Xhamisë në Shkodër.

Për të Xhamia e Plumbit nuk është thjesht objekt kulti, por pjesë e trashëgimisë kulturore. Margariti thekson se kjo marrëveshje është e shumëpritur jo vetëm nga banorët e Shkodrës, besimtarët myslimanë, por edhe gjithë shqiptarët.

 

STATUSI NGA ELVA MARGARITI

?Do ta quaja një fillim të mbarë dhe një ogur të mirë, që një nga punët e para të këtij viti të ri lidhet me restaurimin e shtëpisë së Zotit. Por Xhamia e Plumbit nuk është thjesht një objekt kulti. Ajo është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

? Ndaj dhe Marrëveshja që nënshkruam sot në Ankara, mes Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, përfaqësuar nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Z. Mehmet Nuri Ersoy dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë synon “Restaurimin dhe Konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës” merr një rëndësi të veçantë. Një marrëveshje e shumëpritur jo vetëm nga banorët e Shkodrës apo besimtarët myslimanë, por edhe për të gjithë shqiptarët, që e kanë të gdhendur në memorie pamjen e xhamisë së përmbytur nga ujërat. Kësaj kohe po i vjen fundi dhe ato imazhe do të jenë vetëm një kujtim.

#MinistriaeKulturës

#punëtqëçojmëpërpara2021

#XhamiaePlumbit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb