Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka thirrur po nesër  Komisionin e Posaçëm Parlamentar pas Këshillit Politik.

Mbledhja do të zhvillohet pasdite në orën 17:00 dhe është e para pas arritjes së marrëveshjes për reforme zgjedhore në Këshillin Politik.

Në këtë mbledhje pritet që Gjiknuri të informojë anëtarët e Këshillit Politik që janë të ndarë në mazhorancë – opozitë parlamentare.

Po nesër Gjiknuri ka ftuar në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit Politik për të miratuar amendimet e rëna dakord në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Drafti i marrëveshjes nuk ka kaluar ende në Komision ndërkohë opozita parlamentare ka bërë me dije se po në këtë Komision për Reformën Zgjedhore do të paraqesë kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor si dhe do të bëjë të qarta kushtet dhe sanksionet e saja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb