KOSOVË

Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes e LDK-së. Burime të afërta me këto parti i kanë thënë KTV-së se Glauk Konjfuca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Pritet që gjatë ditës së nesërme, të dy këto parti do të mbledhin organet e tyre drejtuese. Më pas do të dyja partitë do të njoftojnë për arritjen e marrëveshjes dhe konkluzionet.

Sipas burimeve, çështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb