Ish- ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, Tritan Shehu ka vlerësuar si shumë politikanë të tjerë shqiptarë marrëveshjen e sotme në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Serbisë.

Shehu thotë se kjo është një ditë historike, pas Trump u impenjua në këtë marrëveshje, njohja e Kosovës nga Izraeli, si dhe vendosjen e përfaqësive diplomatike kosovare dhe serbe në Jeruzalem.

 

Shehu shkruan se këto ngjarje madhore shërbejnë për të ndryshuar klimën në rajonin për Ballkanin Perëndimor, si dhe krijojnë premisa që dialogu i nesërm në Bruksel të ketë sukses dhe të përfundojë me njohje reciproke.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

 

Sot nje dite historike ne Ëashington per Kosoven, Shqiptaret, Serbine e Rajonin!
Marreveshja e sotme ne Shtepine e Bardhe, megjithese ka nje kornize te forte ekonomike ne fakt e tejkalon ate duke kapur dimensione shume me te gjera:
—Pa dyshim forcimi i maredhenieve ekonomike midis Kosoves e Serbise ne rrugen e normalizimit te gjere te tyre eshte nje eveniment madhor per ato dy vende e stabilitetin Rajonit, per daljen nga konfliktet e te kaluares.
—Impenjimi i forte i ShBA e Presidentit Trump per kete marreveshje si dhe me gjere per zhvillimet rajonale, eshte nje ngjarje tejet e rendesishme per te gjithe, vecanerisht per ne shqiptaret, pikerisht edhe nga ky rikonfirmim e thellim i rolit amerikan.
—Njohja sot e Kosoves nga Izraeli, nje vend e popull thellesisht mik e partner, aleat i forte e shume i rendesishem i ShBA, eshte nje ngjarje tjeter madhore qe jo rastesisht u mbivendos ne kete dite.
—Gjithashtu njoftimi po sot per vendosjen e perfaqesive diplomatike te Kosoves e Serbise ne Jeruzalem eshte nje lajm tjeter i nje rendesie te vecante politike.
Te gjitha keto ngjarje madhore te sotme jo vetem qe sherbejne per te ndryshuar klimen ne Rajon, per paqen, por dhe per te dhene disa sinjale te qarta politike te te ardhmes Perendimore e Europiane te tij, duke krijuar dhe premisa te besueshme per suksesin e dialogut te neserm ne Bruksel midis atyre dy vendeve, per njohjen e Kosoves tashme nga te gjitha vendet antare te BE ne nje te ardhme te shpejte, per njohjen reciproke Serbi-Kosove.
Urimet me te mira!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb