Ish-deputeti Lefter Maliqi është kandidati i parë nga Partia e Lirisë që do të kandidojë në Primaret e  PD, për bashkinë e Kuçovës.

Kujtojmë se Lefter Maliqi ka qenë kryetar komune i LSI (sot Partia e Lirisë) në Otllak të Beratit, ndërsa në në 2009 ishte përkrah Berishës, si deputet në Berat. Në vitin 2017 Maliqi ishte i treti i PD në listë, por nuk e pranoi vendin pasi ishte pozicion jofitues dhe u largua nga Lulzim Basha.

Ndërkohë, në një reagim të bërë në Facebook, Maliqi konfirmon kandidimin e tij, duke shkruar: Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë  Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: