Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku thotë se firma e Trump në marrëveshje grisi planin Rama- Vuçiç për copëtimin e Kosovës.

Çollaku thotë se Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë janë dy humbësit e mëdhenj të Ballkanit, dhe sot të pikëlluar qeshin nga halli.

Ai thekson se SHBA tregoi sot se copëtimi apo ndarja e Kosovës nuk është opsion, por ka mundësi të tjera për të jetuar në paqe. Më tej shton se teoritë e ndarjes së territoreve ishin mashtrime të paguara nga lobet proserbe në Uashington dhe në Tiranë.

 

STATUSI NGA KRESHNIK ÇOLLAKU

Trump grisi planin Rama- Vucic per copetimin e Kosoves

———-

Te pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri keshilltarin e sigurise kombetare ne Shtepi te Bardhe Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove.

Sot dy te pikelluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit.

 

Firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven. Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copetimi i Kosoves nuk eshte opsion.

 

Rama dhe taborri i tij i propagandes jane ne panik, pasi per dy vjet mashtruan e helmuan publikun me tezen se Ndarjen e Kosoves e paska dashur SHBA e Shtepia e Bardhe.

Sot firma e Trump ne Shtepi te Bardhe tregoi qarte se teorite e ndarjes dhe implikimit te SHBA ne te ishin mashtrime te paguara e lobuara nga lobet proserbe ne Ëashington dhe sejmenet e tyre ne Tirane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb