TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të jetë nesër në një seancë dëgjimore në orën 10:00 lidhur me marrëveshjen Shqipëri- Greqi për delimitimin e shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare por edhe çështje të tjera.

Dëgjesa vjen pas kërkesës së depozituar nga opozita, e cila ka kërkuar transparencë për bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas dy takimeve të mbajtura në Kretë dhe Korçë mes dy ministrave të jashtëm.

Në seancë do të jenë të pranishëm përveç ministrit Bushati edhe Glevin Dervishi, këshilltari i ministrit dhe Armand Skapi, Drejtor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane, që është pjesë e grupit të negociatorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb