SHKUP- Ambasada gjermane në Shkup sot përmes një njoftimi për mediat, uroi kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit, si dhe për ratifikimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë.

“Marrëveshja për këtë çështje shumëvjeçare është arritje e madhe, e cila nuk do të ishte e mundur pa lidership, përkushtim dhe guxim politik nga ana e të dy kryeministrave dhe ministrave Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, të mbështetur nga ndërmjetësuesi i posaçëm Metju Nimic”, thuhet në njoftim.

“Zgjidhja e kontestit të ermit promovon ardhmëri të përbashkët evropiane dhe do të sjellë mundësi të shkëlqyera për të dy vendet dhe në rajonin, përfshirë edhe prosperitetin dhe sigurinë e rritur”, thuhet më tej.

Kjo gjithashtu theksohet do ta hapë edhe rrugën euroatlantike të cilën shumë qeveri paraprake në Shkup e kanë pasur për qëllim.

“E përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes nga ana e Parlamentit dhe u ofrojmë të dy vendeve mbështetje të tërësishme dhe u bëjmë thirrje liderëve, partive politike dhe qytetarëve të dy vendeve t’i njohin përfitimet nga zgjidhja e kontestit shumëvjeçar”, vijon njoftimi i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb