Një zyrtare e lartë e tregtisë nga OKB do të takohet me përfaqësuesit rusë javën e ardhshme për të diskutuar zgjatjen e një marrëveshjeje që lejon kalimin e sigurt për anijet që transportojnë grurë nga Ukraina përmes Detit të Zi.

Rebeca Grynspan do të takohet me zyrtarët e Kremlinit në Gjenevë, sipas një zëdhënësi të OKB-së. Më herët të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u tha gazetarëve se ishte kritike që marrëveshja të rinovohej, me Ukrainën që tradicionalisht është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit.

“Ky është hapi i radhës dhe do të shohim nëse do nevojitet diçka më shumë se kaq,” u tha gazetarëve zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb