Marrëveshjet e ratifikuara mes Prishtinës dhe Tiranës janë kthyer në qendër të vëmendjes nga mediat serbe.

‘Prishtina dhe Tirana planifikojnë të ndërmarrin një hap tjetër të rrezikshëm drejt krijimit të një ‘Shqipërie të madhe’, shkruajnë mediat atje, ndërsa vijon me shkrimin: Pak para mbërritjes së të dërguarve të posaçëm të BE dhe SHBA në Prishtinë u publikua lajmi se në Kuvend u dërgua marrëveshja mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovë për krijimin e një njësie territoriale-administrative’ të përbashkët për ratifikim.

Sipas medias serbe pas kësaj marrëveshjeje fshihen ide të rrezikshme për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, duke shtuar se përballë këtij fakti Brukseli dhe Uashingtoni po hesht.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç ka paralajmëruar se ky është një tjetër shembull i hipokrizisë, kur bëhet fjalë për sfidat me të cilat po përballet Ballkani Perëndimor’.

‘Ashtu siç heshtin për të gjitha sinjalet për Shqipërinë e Madhe, po heshtin edhe përballë punës që po bëhet nga shqiptarët në të dyja anët e kufirit që po punojnë çdo herë e më shumë për afrim’, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb