Kreu i PD, Lulzim Basha prej 1 ore po zhvillon një takim në selinë blu me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizin.

Fokusi i takimit qëndron tek marrëveshja për listat, teksa PD ende nuk ka gjetur marrëveshje me PBDNJ, PDIU dhe PR.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se më vonë pritet të tjetë radha e kryetarit të PR, Fatmir Mediu që të zhvillojë takimin me Bashën.

Nga ana tjetër PDIU është regjistruar tashmë si parti garuese në KQZ, ndërkohë që PD ka arritur marrëveshje me aleatët e tjerë Agron Dukën, Dashamir Shehin e Nard Ndokën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb