Teksa ka përfundur me caktimin e 12 drejtuesve politikë nëpër qarqe, PD ende nuk ka marrëveshje me 3 parti aleate.

Ditën e djeshme PD përmbylli me Tritan Shehun dhe Flamur Hoxhën postet e drejtuesve politikë, teksa tashmë mbeten listat.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për tre parti aleate të PD që po negociohet, të cilat janë PBDNJ, PDIU dhe PR.

Sa i përket të parë, përflitet se Vangjel Dule mund të kandidojë në Korcë teksa brenda kampit opozitar po diskutohet për formulën më të mirë.

Nga ana tjetër Agron Duka do të kandidojë në Durrës, Dashamir Shehi në Tiranë kurse  Nard Ndoka në Shkodër. Jo vetëm kaq, PD ndërkohë pritet të prezantojë në vijim dhe programet për rininë e kulturën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb