Kryeministri Edi Rama së shpejti do të rikthehet për një vizitë në Kosovë, kësaj radhe për të përmbyllur marrëveshjen për portin e Durrësit.

Rama thekson se do e vizitojë Hotin në Kosovë me një delegacion modest për çështjen e rëndësishme të portit të Durrësit.

Ai garanton se çdo mall që zbarkon në Durrës është shkarkuar njëkohësisht në Kosovë pasi pala e shtetit fqinj do ketë autoritete doganore të veta aty.

 

”Për pak javë, unë do të vizitoj kryeministirn së bashku me një delegacion modest për nga numri, për një çështje të rëndësishme, për të firmosur edhe doganën që e kalon portin e Durrësit në një port të Kosovës.

Çdo mall që zbarkon në Durrës është shkarkuar në Kosovë. Aty janë autoritetet doganore të Kosovës dhe e çojnë lejen në destinacion”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb