KOSOVA

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt është tashmë partia e tretë e koalicionit qeverisës me parti kryesore LDK dhe të dytë AAK.

Asaj i takojnë 2 ministri sipas marrëveshjes së sotme dhe do të ketë një zv.kryeministër si dhe ministritë e  Punës e Mirëqenies Sociale dhe Tregtisë e Industrisë.

Ndërkohë pritet së shpejti që qeveria e re të krijohet dhe miratohet nga parlamenti teksa Lëvizja Vetëvendosje thotë se do e çojë në Gjykatën Kushtetuese formimin e saj pasi kërkon zgjedhje të parakohshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb