IZRAEL

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të tentojë të bllokojë qeverinë e re që kërkon të formojnë 8 partitëe opozitës.

Netanyahu u ka bërë thirrje deputetëve të parlamentit të cilët përfaqësojnë ekstremin e djathtë mos e votojnë qeverinë e re. 8 parti opozita arritën marrëveshjen për qeverinë e unitetit, por atyre u duhen ende vota në parlament për të marrëm miratimin.

Qeverinë e unitetit, Netanyahu e ka cilësuar si mashtrimin e shekullit dhe shumë të rrezikshme dhe do të tentojë ta bllokojë me votat në parlament.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb