TIRANË

OSBE ka mbledhur sërish tryzën për Reformën Zgjedhore dhe Damian Gjiknuri bëri me dije se si pjesë e tryezës së ‘marrëveshjes’ informoi bashkë me Rudina Hajdarin ambasadorët e huaj rreth dialogut të filluar me opozitën jashtë parlamentit.

Bashkëkryetari i Komisionit dhe anëtar i tryzës së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore Gjiknuri bën me dije se ambasadorët jo vetëm mbështetën dialogun e rinisur me opozitën por edhe inkurajuan vazhdimin e tij deri në miratimin e Reformës Zgjedhore.

Siç shihet nga fotot e publikuara nga Gjiknuri, prezentë në tryezë kanë qenë ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, ambasadori i BE, Luigi Soreca, ambasadorët e vendeve të BE, përfaqësuesi i ambasadës së SHBA apo dhe ambasadorët e vendeve fqinje.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI I DAMIAN GJIKNURIT

? Bashkë me Rudinën, në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare. Ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore.

  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb