Presidenti Ilir Meta e quan pozitive marrëveshjen e sotme për Reformën Zgjedhore por të pamjaftueshme.

 

Sipas tij edhe pse sot mund të thuhet se ka një lajm pozitiv nuk mjafton për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Por Presidenti inkurajon palët të vazhdojnë konsensusin për kushtet e tjera për të përshpejtuar negociatat ndërkohë ka një falenderim për partnerët europianë dhe ndërkombëtarë.

 

STATUSI NGA TEDI BLUSHI

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapo arritur për Reformën Zgjedhore.

Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.

Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!

Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb