Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat në Bruksel, ka reaguar zëvendëskryeminisitri e njëkohësisht kryenegociatori i palës së Kosovës Besnik Bislimi.

Në një shkrim në Twitter, Bislimi ka thënë se pas dakordësimit, duhet të vazhdojnë bisedimet intensive të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka thënë Bislimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: