Kryetari i PDK, Nard Ndoka e ka cilësuar marrëveshjen për Reformën Zgedhore si një fitore të Bashës i cili e arriti kauëzën për votën e lirë duke sakrifikuar edhe pushtetin.

Nard Ndoka nga ana tjetër thotë se Rama ishte i hapur për një marrëveshje si 18 maji, por nga ana tjetër duke mbajtur pushtetin humbi gjithçka tjetër.

Ndoka nuk lë pa nxjerrë dhe rezervat e tij për këtë marrëveshje duke theksuar se në zgjedhjet pasardhëse kërkon sistem zgjedhor me listat të hapura, modeli danez i cili u propozua dhe nga ambasada amerikane.

 

 

 

STATUSI NGA NARD NDOKA

Nuk ishte reforma që prisnim të gjithë, por garanci e madhe për votën e lirë.

Ka një sinjal pozitiv nga politika konfliktuale 30-vjeçare, një hap që vjen pas presionit të faktorit ndërkombëtar dhe Opozitës prej afro dy vitesh ndaj “Rilindjes” së Edi Ramës.
Edi Rama e vërtetoi botërisht, që është dhe mbetet një politikan i “hapur” për pazare, por jo për standarde, konsensus, kompromis dhe transparencë.
Rama gaboi, që kërkoi sërish “18 Majin”. Basha fitoi që rezistoi për kauzën e votës dhe garancitë institucionale.

Çfarë u fitua?
Garanci maksimale për procesin, që nuk kanë qënë kurrë më parë!
Kontroll biometrik në 100 % të territorit (eliminohet vjedhja më e madhe, ku votonte një person për familjen dhe fisin, ky fenomen mbyllet), hapje taksative e 10% të kutive me short, testim i sistemit dhe kontroll i komisionerëve e numruesve.
Ballancim në komisione, kamera sigurie në çdo qendër votimi, dhe shumë elemente të tjerë sigurie për proçesin, si garanci reale për garë dhe barazi, mes opozitës e mazhorancës.

Si drejtues i Partisë Demokristiane, nuk jam fort i kënaqur me çfarë u arrit, (ndryshimi i sistemit është kauza e PDK-së, mbrojtur deri në grevë urie), ndërsa si pjesëtar i Opozitës së Bashkuar, po, vota e lirë tashmë është një realitet i prekshëm.

Sipas gjykimit tim, duhet që zgjedhjet pasardhëse, të organizohen nga një trup zgjedhore profesionale e depolitizuar dhe me një sistem elektoral të pranuar nga të gjithë, propocional rajonal me lista të hapura dhe me mbrojtje kombëtare (modeli i sistemit Danez).

Deputetët e Opozitës të mbetur në Kuvend, duhet të kuptojnë, se rregullat e lojës, nuk mund të diktohen, as vendosen nga ata.

Një kauzë e drejtë triumfon me vendosmëri, qëndrueshmëri, moral dhe konsenguencë.

Ne e fituam kauzën tonë, me vendimin për të dorëzuar mandatet, më protesta të mëdha kombëtare, me bojkotin e zgjedhjeve lokale, e gjithë kjo trajektore e guximshme politike, sot rezultoi me sukses, fitore për votën e lirë!

Ju të nderuar kolegë që qëndruat dhe ju që u futet në Kuvend, nuk keni të drejtë morale, as politike, të pengoni, shantazhoni, apo bllokoni marrëveshjen politike të nënshkruar nga mazhoranca dhe Opozita, e pranuar edhe nga faktori ndërkombëtar.
Organizohuni në lëvizje qytetare, apo formacione politike, përballuni në zgjedhje, bindini qytetarët t’ju votojnë, atëherë krijoni kauzën tuaj politike.
Sot flisni si të pavarur me lirinë tuaj, por keni mbi kurriz targën politike PD e LSI dhe mbi supe votën e popullit opozitar.
Çlirojeni veten nga mëkati politik, nga rëndesa e përfaqësimit, pastaj jepni dhe kërkoni moral në politikë.

Lulzim Basha dhe Opozita e Bashkuar dorzoi pushtet për të fituar kauzën, ju mbajtët “pushtetin”, por humbët gjithçka tjetër. Reflektoni dhe kuptoni, se politika është arti i të pamundurës. E pamundura nuk arrihet me letër, as me karton, por me qëndrueshmëri, moral dhe guxim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb