TIRANË- Ashtu si Partia Demokratike, edhe Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar marrëveshjen e arritur me propozimin e ri të ambasadorëve për zgjedhjen e KLGJ dhe KLP. Mbledhja ka zgjatur vetëm disa minuta dhe është drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas gazetares Marsela Karapanço, Rama ka përgëzuar deputetët për marrëveshjen e arritur duke iu shprehur mirënjohjen. Gjithashtu kryeministri ka shpjeguar shkurtimisht edhe formulën e zgjedhjes së KLGJ dhe KLP.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: