TIRANË- Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka arritur sot një marrëveshje me Zyrën Noteriale që i jep fund radhëve të gjata të pritjes pranë zyrave të QKR-së.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero deklaron se që prej ditës së hënë të gjithë personat fizikë që duan të regjistrojnë biznesin mund ta bëjnë on line regjistrimin përmes një zyre noteriale.

Kështu jo vetëm shkurtohet koha e regjistrimit por edhe pritjet në radhë pranë zyrave të QKR-së.

Sipas Vjeros “20% e regjistrimeve në këto 15 ditë, janë ato online. Ndërsa në vetëm 15 ditë janë regjistruar më shumë se 8300 biznese”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: