Pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill i cili kërkoi nga Serbia shpjegime lidhur me marrëveshjen e përfolur me Rusinë, ka reaguar edhe ambasada ruse.

Në një njoftim të saj ambasada ruse thekson se nuk I priste këto deklarata dhe se ka mbetur e habitur duke I quajtur të pahijshme.

“Është e trishtueshme kur sheh se sa poshtë mund të zhytet diplomacia amerikane”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se ambasada ruse në Beograd do të vazhdojë përpjekjet e saj për forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit strategjik dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: