Shakira dhe Gerard Pique  priten të nxjerrin në shitje rezidencën në Barcelonë, ku kanë rritur dy djemtë e tyre.Ish-çifti, i cili arriti një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve javën e kaluar, sipas së cilës këngëtarja kolumbiane do të transferohet në Miami me dy djemtë. Ndërsa rezidenca pritet të dalë në treg me çmimin 10.5-12 milionë paund.

Pique është duke jetuar në një apartament në Muntaner të Barcelonës bashkë me të dashurën e tij, Clara Chia.Ndërkohë që, Shakira qëndron në ish-shtëpinë luksoze të familjes  pritet të largohet së shpejti nga atje.

Ajo nënshkroi marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se: “Dëshirojmë të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë. Objektivi ynë i vetëm është t’u ofrojmë atyre sigurinë dhe mbrojtjen maksimale, dhe ne besojmë se privatësia e tyre do të respektohet. Ne vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të mund të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme në një mjedis të sigurt dhe të qetë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: