Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e një dite më parë të kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërsa sjell në vëmendje marrëveshjen e 5 qershorit, Rama ndan edhe një këshillë miqësore për kryedemokratin teksa i kërkon të lerë sharjet e kërcënimet.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…”- shkruan Rama në twitter.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb