Mercenarët e ushtrisë Wagner të Rusisë po zhvillojnë në mënyrë të fshehtë dronë luftarakë në një marrëveshje të fshehtë armësh me spiunët kinezë, sipas britanikes The Mirror.

Dronët me maja shpërthyese dhe me bomba nga Kina janë të projektuar për të sulmuar në tufa për të shkatërruar objektiva civile ose ushtarake.

Ky projekt i Moskës ka ardhur në dritë pas takimeve të fshehta midis ekspertëve kibernetikë kinezë, përfaqësuesve të grupit Wagner dhe spiunëve nga të dyja palët.

Sakaq, kjo iniciativë e dy vendeve bie ndesh me pretendimet e Pekinit se Kina nuk është e përfshirë në luftën e Ukrainës siç ka deklaruar më herët.

Sipas The Mirror, më shumë se 2,500 dronë të tipit DJI Mavic2 u dërguan nga Pekini në Moskë në një marrëveshje të turbullt midis oficerëve të Wagner, përfaqësuesve të Moskës dhe rrjeteve të spiunazhit të Pekinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: